Fondacioni Lika behet pjesë e projektit AIDA
Adriatic Identity through Development of Arts” një projekt i përbashkët dhe i rëndësishëm mes Italisë-Shqipërisë dhe Malit të Zi ne kuadrin e programit IPA CROSSBORDER 2015-2020 Itali-Shqiperi-Mali i zi. Ky projekt ka synim të jape idene e një modeli identiteti kulturor e social, bazuar mbi vetëdijen dhe memorien kolektive të komuniteteve pranë detit Adriatik. Qellimi i ketij Projekti eshte të krijojë rrjete bashkëpunimi mes komuniteteve lokale jo vetem të qytetit te Ulqinit, Tiranes, Leces e Campobassos, por dhe me gjere ne nivel kombetar. Fondacioni Lika, i cili eshte përzgjedhur si përfaqësues nga Mali i Zi për të qenë partner në këtë projekt të rëndësishëm kulturor, ka marre persiper te jete sa me aktiv e kontribues ne kete qellim te perbashket. “Si marrëdhënie e re dhe shumë e rëndësishme, per Fondacionin Lika e komunen Ulqin , përfshirja në rrjetet e rendesishme Europiane për kulturën dhe teatrin, fokusohen ne menyre te vecante ne qellimin arritjes se bashkepunimit tone. Fokusi i projektit AIDA, perqendrohet pikesepari ne hulumtimin e njohjen nga afer te identitetit lokal kulturor e social, të gjithësecilit prej partnereve te ketij Projekti. Ky faktir u rendesishem do te beje te mundur gjitheperfshirjen e ketij partneriteti ne rrjetin e madh Europian te bashkëpunimit ne fushen e kultures e teatrit, duke shtuar me tej mundesine e te qenit auto-referencial jo vetem ne territorin e Malit te zi, por dhe renditjen ne shkallen e faktoreve kryesor në zhvillimin e vijimësise se një memorjeje kulturore e kolektive të përbashkët, mes partnereve të ngjashëm në rajonin Adriatiko/Jonian



